OFL paralajmëroi Lulzim Berishën, reagon motra e tij

OFL i dërgoi ditën e sotme Lulzim Berishës formularin për deklarimin e pasurisë, duke i lënë si afat 48 orë.

Pikërisht për këtë ka reaguar motra e tij Luljeta Berisha.

Luljeta Berisha shprehet se pasuritë e të vëllait të saj janë të sekuestruara nga shteti.

“Burgun e perjetshëm e ka hequr Gjykata e Lartë. Pasurite e tij janë të sekuestruara dhe të kaluara në emër të shtetit me vendim të gjykatës se Krimeve të Rënda shkruan bë.

Ndërsa unë kam vendimin e Gjykatës së Lartë që më janë kthyer ato prona në emer tim dhe kam dhe pafajsi po nga ajo gjykatë për sa i përket akuzës për pastrim parash.” deklaron motra e Lul Berishes.


Shtuar 4.02.2020 13:55