Vinçi zë poshtë punëtorin, humb jetën 35 vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, rreth orës 12:17 pasi vinçi ka zënë poshtë një punëtor.

Ai ka humbur jetën në Korçë pasi është zënë poshtë nga vinçi.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima, Ervis Josifi rreth 35 vjeç ishte duke punuar në një ndërtesë, ndërsa vinçi e ka zënë poshtë.

Viktima është goditur nga vinçi në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Pazarit. Ndërkaq, policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al


Shtuar 3.01.2020 12:06