Nuk kanë fund skandalet në SHBA, zbulohet historia e dhimbshme e një tjetër viktime me ngjyrë

Vrasjet e personave me ngjyrë në SHBA vazhdojnë akoma. Këtë herë është zbuluar një tjetër ngjarje.

Sic shkruan BBC, një burrë i cili ishte i paarmatosur, është ndaluar nga policia, dhe është mbajtur me kokën në tokë, për dy minuta, teksa një polic i kishte vënë këmbën në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Neë York-ut dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e trupit të policisë.

Daniel Prude, 41 vjeç, vuante nga probleme të shëndetit mendor kur policia e ndaloi atë në muajin mars.

Ai vdiq në spital një javë më vonë. Historia e tij është bërë publike nga familja e tij, e cila mbajti një konferencë për shtyp.

Vdekja e Prude ndodhi dy muaj para se vrasja e George Floyd të shkaktonte zemërim të madh.

Floyd vdiq në maj pasi një polic i vuri gjurin në qafë për gati tetë minuta, duke e mbajtur shtrirë të tokë.

Tensionet janë rritur përsëri në javët e fundit pasi një tjetër person, i identifikuar Daniel Blake u qëllua shtatë herë në shpinë gjatë një arrestimi në Kenosha, Wisconsin, më 23 gusht, duke shkaktuar protesta të mëdha në qytet që janë kthyer në dhunë e përplasje mes njerëzve dhe policisë.


Shtuar 3.09.2020 08:18