Njoftim i rëndësishëm për ata që presin të kalojnë në doganën e Kapshticës

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe stacioni i Policisë në Pikën Kufitare Kapshticë kanë reaguar pas mbylljes së punës në doganë.

Sipas organeve, aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Në këtë njoftim bëhet apel, që të tjerë qytetarë që janë nisur drejt kësaj Pike Kufitare të mos udhëtojnë kot pasi deri në orët e para të mengjesit të së hënës nuk do të lejohet kalimi.

Mësohet se për të këshilluar qytetarët që janë nisur drejt kësaj Pike Kufitare janë ngritur edhe postoblloqe policie të cilët i njoftojnë për masat në fuqi si dhe oraret e lejimit për t’u futur në shtetin grek.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.


Shtuar 30.08.2020 07:02