Arriti marrëveshjen me Milanin, Ibra: Ka ardhur koha ta rikthejmë skuadrën atje ku e ka vendin

Zlatan Ibrahimovic është ulur në Aeroportin Linate të shtunën mbrëma, për të nënshkruar kontratën e re me Milanin.

“Doja të kthehesha në shtëpi”, ka deklaruar suedezi.

38 vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje një vjeçare me Milanin në vlerë prej 7 milionë euro, teksa ishte pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin pranveror, pas transferimit si lojtar i lirë nga LA Galaxy.

“Doja të kthehesha në shtëpi. Tani ne mund të fillojmë të punojmë për të sjellë rezultate më të mira”, ka deklaruar Ibrahimovic në faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Siç e kam thënë gjithmonë, unë nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për të sjellë rezultate, për ta kthyer Milanin atje ku duhet të ishin. Kishim gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, por ende asgjë nuk kemi fituar”.

“Tani kemi shansin të punojmë nga fillimi dhe të bëjmë sakrifica për të arritur objektivat tona”.


Shtuar 30.08.2020 06:55