“Në shtëpi vajzat i përshëndes me dorë”, Manastirliu tregon a e ka bërë testin e koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se pavarësisht se ka pasur takime me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është infektuar, ajo akoma s eka bërë testin.

Duke folur në “Open”, në një lidhje skype, ministrja Manastirliu u shpreh:

“Në radhë të parë qytetare jam edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë.

Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”.


Shtuar 27.03.2020 09:24