Ndarja nga jeta e ish-deputetit, reagon zemërthyer Rama

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist Sabit Brokaj, ka prekur edhe kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, ka reaguar me një postim në Facebook, ku ka hedhur foton e Brokajt ndërsa e shoqëron me imazhin e një zemre të thyer dhe fjalët “Lamtumirë miku im”.

Sabit Brokaj ndërroi jetë ditën e sotme. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe funksione, mes të cilave deputet në Kuvendin e Shqipërisë në disa legjislatura, ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe i Mbrojtjes gjatë viteve 1997 – 1999.


Shtuar 13.09.2020 14:23