Moti i keq, mbetet pa energji gjysma e Tiranës

Ka mjaftuar një shi dhe shumë lagje të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike.

Moti i keq dhe shiu që u shoqërua me vetëtima të forta pak minuta më parë bëri që energjia elektrike të ndërpritej për shumë zona të kryeqytetit.

Kanë mbetur pa energji zonat si “21 dhjetori”, “Myslym Shyri”, rruga e “Kavajës” e “Astirit”, si dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Po ashtu pa energji janë edhe zona të tjera si “Selita”, “Komuna e Parisit” dhe “Muhamet Gjollesha”.

Flitet për një defekt ndërsa raportohet se në terren ndodhen ekipet e OSHEE, të cilët po punojnë për të rikthyer normalitetin sa më parë.


Shtuar 29.01.2020 19:53