Mbyllet Biblioteka në Durrës, rezultojnë pozitiv katër punonjës

Katër punonjës të Bibliotekës Publike të Durrësit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus e si pasojë biblioteka ka mbyllur dyert.

Nuk dihet nëse nga kjo bibliotekë mund të jenë infektuar persona jashtë stafit pasi shkonin cdo ditë dhjetëra të moshuar për të lexuar gazetat.

Aktualisht janë 510 raste aktive në Durrës, i cili është qarku i dytë me shifrën më të lartë të të infektuarve. Deri tani janë regjistruar 37 humbje jete në këtë qark.

Ndërkohë, pritet përditësimi i ministrisë teksa ditën e djeshme u konfirmuan 154 raste të reja dhe 4 viktima.


Shtuar 26.08.2020 10:30