Marrëveshje mes palëve: Puna për kalimin e emigrantëve do të vijojë deri në 22:00

Me tu plotësuar numri i paracaktuar i personave që do të kalonin kufirin, pikat doganore në Kakavijë e Kapshticë ulën traun.

Por, pas kësaj, MEPJ njofton se do të vijojë puna deri mbrëmjen e sotme në orën 22:00. Më pas, duke nisur nga dita e nesërme do të lejohet kalimi i 750 shtetasve në Kakavijë dhe 300 shtetasve në Kapshticë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin që tregon se janë negativ ndaj Covid-19 dhe duhet të plotësojnë formularin e vetë deklarimit.

Pati një revoltë të emigrantëve që kërkonin të hapej kufiri pasi kishin fëmijë që i prisnin në tokën greke, ndaj u arrit një marrëveshje dakordësie mes palës shqiptare dhe asaj greke.

“Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme konfirmon vijmesine e punes ne piken kufitare Kakavije dhe piken kufitare Kapshtice, deri ne mbremjen e sotme, ora 22:00”, thuhet në njoftim.


Shtuar 16.08.2020 10:23