Një video mbresëlënëse ështe duke u shpërndarë në rrjet. Në të dallohen brohoritjet e disa fëmijëve në një shkollë, teksa shoku i tyre i klasës, vetëm 6 vjeç, rikthehet në banka për të ndjekur me normalitet orët mësimore.
Vogëlushi nga Ohio sapo kishte përfunduar seancën e fundit të kemioterapisë. John Oliver Zippay, i njohur edhe si JO, prej tre vitesh luftonte kundër leucemisë.
Të lidhura
None found
Ai arriti të përfundonte me sukses kemioterapinë vetëm dy ditë pas Krishtlindjeve që lammë pas. Këtë javë vogëlushi u kthye në shkollë.
Ai u duartrokit gjerësisht nga shokët e klasës dhe gjithë shkolla, teksa ecte në korridor, trumfator.
Sipas mësuesve, nxënësit e kanë pasur të vështirë të mësohen me mungesën e shokut të tyre. Kthimi i tij në shkollë, në shëndet të mirë, i ka lumturuar të gjithë.
Edhe pse kaloi rreth tre vite duke bërë kura e kemioterapi, vogëlushi nuk e la kurrë pas dore shkollën, ku shkonte sa herë që kishte mundësi.
