Makina humb kontrollin dhe përfundon në lumë, humb jetën 35 vjeçari

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 35 vjeçari në Elbasan.

Një automjet mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Të lidhura

None found

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Murras.

Njoftimi paraprak i policisë

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 8.02.2020 07:14