Makina del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Fier ku një makinë tip “Fiat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Të plagosurit janë një djalë 22-vjeçar dhe një vajzë 21-vjeçare.

Njoftimi

Sot rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Shtuar 17.09.2020 15:37