Ditën e sotme një nga vatrat e reja të prekura me koronavirus ishte edhe qyteti i Beratit.
Një 44-vjeçare nga fshati Rroshnik në Berat ka rezultuar pozitive me covis-19.
Të lidhura
None found
Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.
Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj shkruan bw.
Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë ndërsa ka qënë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit.
