Legjenda e Liverpoolit preket nga Koronavirus në moshën 69-vjeçare

Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish, ka rezultuar pozitiv pas testeve për Koronavirus, pasi ishte shtuar në spital këtë javë.

Lajmi për 69-vjeçarin është bërë i ditur nga Liverpooli.

Klubi njofton se para se të shkonte në spital dhe daljes pozitiv me COVID-19, Sir Kenny kishte zgjedhur të vetë-izolohej vullnetarisht për më gjatë se periudha e këshilluar së bashku me familjen e tij, dhe se “ai ka kërkuar nga të gjithë të ndjekin urdhërat e qeverisë përkatëse dhe udhëzimet e ekspertëve”, për ta mposhtur armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë.


Shtuar 10.04.2020 20:37