Ky vogëlush duhet ti thotë përgjithmonë jo ëmbëlsirave, qumështit, vezëve dhe mishit. Për Oliver Simpson, proteinat janë një problem shumë i madh, deri në atë pikë sa nuk duhet të hajë më shumë se 5 fasule në vakt.
Djali është vetëm dy vjeç e gjysmë, por i është dashur t’i nënshtrohet një diete mjaft strikte. Ai duhet të konsumojë vetëm 6 gram proteina në ditë, duke përjashtuar ushqimet si mishi, peshku, arrat, qumshti, vezët apo edhe kosi.
Të lidhura
None found
Boy Can’t Eat More Than Five Baked Beans
Gjithçka vjen si pasojë e betejës që i vogli ka nisur me një çrregullim të njohur si phenylketonuria, i cili ndalon trupin të përpunojë sasi normale proteinash. E njohur edhe si PKU, phenylketonuria është një çrregullim i rrallë, i cili prek rreth 50 mijë persona në botë. Më konkretisht, Oliveri i vogël nuk arrin të shpërbëjë phenylalanine-n, që është një amino-acid, i cili ndodhet me shumicë në ushqimet e pasura me proteina.
Nëse trupi i tij nuk arrin të shpërbëjë amino acidin e sipërpërmendur, pasojat mund të jenë mjaft të rënda. Niveli i Phenylalanine mund të rritet shumë shpejt në gjakun e djaloshit, duke shkaktuar tumore, dëmtime të trurit, por edhe keqformime e keqzhvillime të shëndetit mendor. Ushqyerja e tij normale është vetmë 5 fasule në vakt, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen.
Mamaja e Oliver, Jade, nga Londra, thotë:
Duhet të jem shumë e kujdesshme dhe strikte me Oliverin dhe dietën e tij. Ai nuk kupton. Siç mund ta shikoni, është shumë i vogël, por nëse ha në mënyrë të gabuar, pra ushqimin e gabuar, mund të shkaktojë probleme me trurin apo edhe më keq”.
Natën e Krishtlindjeve, edhe pse u ul në tavolinë me gjithë familjen, i volgi nuk mund të hante gjelin tradicional të kësaj feste, apo ushqimet e tjera me bazë mishi që e ëma kishte pregatitur, por vetëm bizele, karrota, misër të ëmbël, patate apo edhe fasule.
Ai nuk mund të shijojë as ëmbëlsirat në ditët e festave, ndërsa lëpirëset dhe çdo ëmbëlsirë tjetër e fortë, është e pranueshme për trupin e tij.
