Kurti anulon takimin me Veliajn: Nuk kam kohë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot Tiranën për herë të parë në postin e kryeministrit.

Në axhendën e tij, ishte planifikuar që pas takimit me Edi Ramën, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, shefin e opozitës Lulzim Basha, Kurti të takohej dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.

Por takimi i fundit i planifikuar në orën 12:30 nuk do të realizohet. Kurti e ka anuluar takimin me kryebashkiakun edhe pse ishte planifikuar.

Sipas burimeve nga Protokolli i kryeministrit të Kosovës, Kurti e ka anuluar për shkak të angazhimeve që do të ketë në Kosovë, ku konkretisht do të takohet me Ministrin e Jashtem te Italisë. /albeu.com/


Shtuar 11.02.2020 11:36