Koronavirusi/ Tom Hanks dhe e shoqja dalin nga spitali (FOTO LAJM)

Aktori amerikan, Tom Hanks dhe e shoqja, Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi kanë marrë trajtim për koronavirusin.

Të dy tani janë në vetëkarantinë në një shtëpi me qira.

Hanks lajmëroi javën e shkuar se ka dalë pozitiv me koronavirus së bashku me të shoqen.

Aktori gjendet në Australi për të xhiruar një film mbi jetën e Elvis Presley.

Të dy janë 63 vjeç.


Shtuar 17.03.2020 07:41