Koronavirusi tashmë ka prekur dhe Afrikën e Jugut. Ditën e sotme Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive ka konfirmuar se një person është prekur nga virusi.
Sipas mediave të huaja, i infektuari është një burrë 38-vjeçar, i cili kishte udhëtuar së fundmi në Itali me gruan e tij.
Raportohet se rasti i tij është duke u hulumtuar, në mënyrë që të identifikohen personat që mund të kenë pasur kontakte me të, kurse mjeku i tij personal është vetë-izoluar.