Konfirmohet në detyrë drejtori i antiterrorit në Policinë e Shtetit

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici ka konfirmuar në detyrë Gledis Nano drejtor në drejtorinë e antiterrorit në policinë e shtetit.

Anëtarët e trupës së vetingut Kryetar Nertila Sadedini, Relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi gjetën zerro probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer karriere në policine shqiptare.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17 vjecare si pjesë e policisë së shtetit.
Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndëshme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithe rajonin
Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.
Mësohet se Gledis Nano sëbashku me një tjetër oficer të antiterrit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.

Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të antiterrorit shqipatarë , Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjoze ligjzbatuese perrëndimore dhe ne 2017 ësh të diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.

Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me
ekipin e tij zoti Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatit e publik.

I kontaktuar disa herë nga mediat për çështjen e kthimit të grave dhe fëmijëve nga kampi në Siri është shprehur se: “ Nuk them dot një datë të saktë por po punojmë seriozisht dhe jam gati te shkoj përsëri personalisht për ti sjellë fëmijët dhe gratë në atdhe”, është shprehur Nano.

I pyetur për sfidat e tij personale dhe profesionale pas kalimit të vetingut zoti Nano thotë se ato janë të shumta dhe se suksesi punës së tij dhe drejtorisë që drejton lidhet ngushtësisht me vullnetin e policisë së shtetit me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, në luftë frontale jo vetëm me dukuritë e terrorizmit por edhe shtetasve të huaj të cilët tentojnë të cënojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.


Shtuar 7.02.2020 11:15