Kërcasin armët mes Krujës dhe Tiranës, kultivuesit e kanabisit qëllojnë mbi policinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të enjte gjatë patrullimit të policisë në Malësinë e Tiranës pranë Bovillës për goditjen e kultivimit të kanabisit .

Ngjarja ka ndodhur në kufirin ndarës mes Tiranës dhe Krujës, ku paraprakisht dyshohet se veprimi është bërë nga vetë kultivuesit e kanabisit në këtë qytet.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë ngjarje dhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.


Shtuar 17.09.2020 11:54