Deputeti Kujtim Gjuzi e ka braktisur sot Kuvendin duke deklaruar votën kundër ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen këtë të enjte, që krijojnë mundësinë e hapjes së listave, heqin nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendosin prag kombëtar.
Gjuzi akuzoi se në fletën e votimit ka sipas tij katër firma të falsifikuara.
“Fleta e votimit është shpërndarë tani tek të gjithë kolegët është mashtrim, një kontroll i votës për ta marrë votën në lidhje me këtë që kërkoni sot.
Ca ke mo vlla e ke listën me njerëz të falsifikuar aty, mund të shkosh në burg nesër.
Ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve, e deklaroj votën kundër.
Pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju zoti kryetar, në këto momente nis përgjegjësia juaj e unë në këtë moment do e braktis sallën se nuk mund mund të rri të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021″, tha Gjuzi.
Ndërsa Ruçi iu përgjigj: Rrugë të mbarë