Jo vetëm mjekëve, koronavirusi nuk i kursen jetën as policit në Itali

Në radhët e forcave të Policisë Italiane është regjistruar viktima e parë nga pandemia COVID 19.

Ai është një punonjës i repartit të karabinierëve që shërbente në qëndrën e komandës provinciale të Bergamos,

Të lidhura

None found

47 vjeçari ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin San Giovanni XXII të Bergamos pas një përkeqësimi shumë të shpejtë të gjëndjes shëndetësore.

I martuar dhe me një vajzë 10 vjecare , vetëm pak ditë më parë kishte rezultuar pozitiv nga koronavirus.

Provinca e Bergamos është me e prekura nga pandemia, Numri i viktimave në këtë territor është deri më tani 607, e 54 të regjistruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Mjaft shqetësuese është situata në sistemin shëndetësor ku shumë mjekë e infermierë janë infektuar nga virusi.


Shtuar 20.03.2020 14:12