“Jeta e tyre në rrezik”, kreu i PD në Fier nxjerr videot nga helmimi i nxënësve

Kryetari i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi ka reguar në lidhje helmimin e nxënësve në gjimanzin “Janaq Kilica”.

Ai shkruan se “Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik. Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital”.

“I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre Ne na kane ne krahe”- shkruan me tej ai.

Postimi i Luan Baçit

E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.

Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.

Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,
I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre
Ne na kane ne krahe.


Shtuar 4.03.2020 11:06