Infektohen shtatë punonjës të Kadastrës, mbyllet shërbimi për qytetarët

Pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se në Fier janë prekur edhe 7 ppersona nga Covid 19, mësohet se 6 prej tyre janë nënpunës të Kadastrës.

Këta të fundit ishin vetëizoluar prej disa ditësh kur u konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni.

Ky i fundit ishte pjesë e kontakteve të mjekut anestezist i infektuar javën e shkuar nga kontaktet me të afërm në Vlorë. Gjithsej në Kadastren e Fierit janë 7 nënpunes të infektuar me coronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të kárantinuar.

Personat që kanë dalë pozitiv janë duke u trajtuar në banesat e tyre ndërsa puna në këtë institucion vijon për shërbimet ndaj institucioneve dhe noterëve, gjykatës dhe policisë.

Në kadastrën Fier punojnë 40 punonjës nderkohe që vetem 10 prej tyre aktualisht janë në pune ndërkohe që teëtjeret janë në kárantinë në shtëpi. Përsa i përket shërbimit ndaj qytetarëve ai ofrohet normalisht nëpërmjet e-albania dhe sporteleve Adisa.


Shtuar 20.07.2020 08:33