Ija e Besit i përgjigjet thirrjes të Metës: Do i shkoj se më ka ardhur (VIDEO)

Dita e nesërme është dita kur Meta ka thirrur popullin në një manifestimi në shesh për mbrojtjen e kushtetutës.

Protestës do t’i bashkohet edhe gjyshja e aktorit të Humorit, Bes Kallakut.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video të Ijes me Bes Kallakun, Presidenti Meta i uron asaj mirëserdhjen në atë që e quan “Besëlidhjen tonë historike”.

Dilogu mes Bes Kallakut dhe Ijes:

Bes Kallaku: O Ije do t’i shkosh Presidenti me 2 mars se të ka ftuar?

Ija: Do t’i shkoj

Bes Kallaku: Po pse do t’i shkosh?

Ija: Do t’i shkoj se më ka ardhur në shtëpi më ka respektuar dhe unë do t’i shkoj ta respektoj. Plakë jam unë s’ka gjë. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2020 18:02