Kryeministri Edi Rama, i ftuar në RTSH ka treguar se ka patur një komunikim me kreun e PD_së, Lulzim Bashën ditën etërmetit.
Rama tha se ky ishte komunikimi i parë pas shumë kohësh me kreun e opozitës.
Kreu i qeverisë tha se me Bashën kishte pa folur që prej kohës kur ai dhe opozita ka qenë në parlament, ndërsa tregon se i ka dërguar një mesazh pas tërmetit ku e ftonte për bashkim.
“I kam çuar një mësazh pas tërmetit për ti sugjeruar qe te jemi bashke dhe kaq. Komunikimi im i fundit më të ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament”, tha Rama. /albeu.com/