Ibrahimovic menjëherë titullar te Milani

Zlatan Ibrahimovic pasi u transferua te Milani nuk humbi kohë dhe filloi të luaj me skuadrën italiane.

Ai luajti në fitoren 9-0 të Milanit kundër Rhodense, ku edhe arriti të shënoj një gol e po ashtu të asistoj.

Sipas raportimeve të fundit, Ibrahimovic mund ta bëjë debutimin e tij kundër Sampdoria më 6 janar.

Ibrahimovic po dëshiron ta dëshmoj vetën në këtë skuadër, kurse formacionet e mundshme nga të dyja skuadrat janë këto:

AC Milan XI (4-3-3): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer, Bonaventura; Suso, Ibrahimovic, Calhanoglu.

Samp XI (4-4-2): Audero; Bereszynski, Murillo, Colley, Murru; Depaoli, Vieira, Ekdal, Linetty; Gabbiadini, Quagliarella.


Shtuar 4.01.2020 20:24