HOROSKOPI/ Kjo ditë do të jetë plot të papritura për këtë shenjë

Dashi
Duhet të mblidhni forcat dhe përqendroheni më shumë në punë për të arritur konkluzionet, apo projektet tuaja. Çështjet tuaja të zemrës mund të zgjidhen me një impenjim të dyanshëm.

Demi
Yjet sot ju mbështesin, por ju sugjerohet të mos nxitoheni në marrjen e iniciativave të ndryshme. Mundohuni të kuptoni se ç’ju intereson më shumë. Kujdes në marrëdhëniet me familjen dhe të tjerët.

Binjakët
Kalimi i Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara të karakterit ekonomik. Gjithashtu, probleme do të keni nëse jeni në udhëtim. Por në dashuri do të keni shumë shans.

Gaforrja
Një ngjarje e paparashikuar, por pozitive për ju mund t’i japin një superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë lehtësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera duket edhe marrëdhëniet me miqtë tuaj.

Luani
Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha
Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës së disa fakteve. Zënka të vogla dashurie.

Peshorja
Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të konstituojë për ju një eliksir që do t’ju bëjë të harroni çdo kundërshtim.

Akrepi
Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilohen totalisht ndryshe nga ato prezente. Hidhërimet e vogla të këtyre kohëve të fundit do të zëvendësohen nga sodisfaksione të merituara.

Shigjetari
Me largimin e Marsit nga shenja juaj duket se do të pushojnë tensionet e do të jeni më të lehtësuar psikologjiksht. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë pasur probleme dashurie apo shëndeti.

Bricjapi
Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

Ujori
Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

Peshqit
Puna është në qendër të vëmendjes nga Mërkuri. Perspektivat dhe impenjimet në ditët që do të vijnë mund të mos jenë më si tani të favorshme. Një vizitë shëndetësore ju këshillohet.


Shtuar 28.07.2020 06:07