Harta u zgjerua, Kruja një vatër e ndjeshme infeksioni

Sërish numër rekord të infektuarish me koronavirus në Shqipëri. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar edhe 57 raste të tjera me koronavirus.

Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1521.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime ndërsa Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 230

Krujë 55

Shkodër 53

Kamëz 26

Durrës 20

Vlorë 15

Lushnje 12

Pukë 11

Elbasan 4

Fier -4

Lezhë 3

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1 /albeu.com/


Shtuar 14.06.2020 09:19