Gjykata e liroi, dosja e Henri Çilit përfundon në SPAK

Mbrëmjen e sotme, analisti Henri Cili u la i lirë nga Gjykata e Përmetit e cila i dha detyrim paraqitjeje këtij të fundit.

Mësohet se Gjykata e Përmetit shpall moskompetencë për dosjen me 31 personat që sot dolën për masën e sigurisë, dhe ia kalon SPAK-ut.

Vendimi për dërgimin e dosjes në SPAK është marrë nga gjykata e Përmetit.

Gjyqtari njoftoi shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme pasi ndër të tjera është edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.


Shtuar 1.03.2020 22:36