Frikë nga koronavirusi, lojtari i Bundesligës që doli pozitiv kishte kontakte me Milot Rashicën

Futbollisti i Hertha Berlinit Maximilian Mittelstadt u konfirmua se është infektuar me koronavirus.

Mediet gjermane shkruajnë se për shkak të tij rrezikohet edhe skuadra e Werder Bremenit.

Kjo për shkak se Werder Bremeni dhe Hertha Berlini kishin luajtur mes vete më 7 mars me ndeshjen që ishte mbyllur në barazim 2:2.

Mittelstadt kishte luajtur plot 90 minuta dhe kishte pasur kontakte edhe me reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashica, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.


Shtuar 17.03.2020 15:50