Flet gruaja e shqiptarit që plagosi me thikë infermieren: U sëmur me kancer, dyshimi që kishte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë vetëm një ditë më parë.

Një 59 vjeçar shqiptar sulmoi me thikë një infermiere në një spital në Athinë, dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga lartësia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin e Attikos, ku shqiptari i cili ishte diagnostikuar me kancer marsin e vitit të kaluar, ishte i shtruar në spital që prej 19 gushtit.

Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë infermieren, besonte se e kishin operuar padrejtësisht ditët e fundit.

59-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr një tumor, për këtë ai u trajtua në klinikën e kardiologjisë në katin e parë të spitalit.

Bashkëshortja e tij në një deklaratë për mediat greke, ka thënë se 59-vjeçari nuk kishte një histori të çrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai i ishte shprehur të shoqes se e kishin operuar padrejtësisht.

Shqiptari i kishte rënë ziles për të kërkuar ndihme dhe po e priste infermieren me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo hyri aji, e qelloi e shtriu përtoke dhe vazhdoi ta godiste me duar.

Ndërkohë infermirja greke ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e plagëve të marra në kokë, gjiks dhe shpinë.


Shtuar 1.09.2020 10:17