Flasin nxënësit e shkollës në Fier: Na thanë se ishte stërvitje se si do reagonim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku rreth 25 nxënës janë helmuar në shkollën “Janaq Kilic” në Fier.

Një prej nxënëseve të kësaj shkolle shprehet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Ajo ka treguar se në shkollë është bërë asnjë eksperiment, ndërsa shton se kaldajat nuk funksionojnë.

“Nuk është asnjë lloj eksperimenti që është bërë, nuk ka fare kaldaja. Kjo është hera e dytë që po ndodh kjo, dhe ne mendojmë se është e qëllimshme. Në orën e pushimit, u hap nujë aromë që të bllokonte frymëmarrjen dhe nuk mbusheshim dot me frymë.

Ka vajza nga e gjithë shkolla që u ka rënë të fikët, kjo është hera e dytë që ka ndodhur është e papranueshme. Aroma është përhapur në shkollë, është një tip gazi, që nuk dimë ta shpjegojmë. Nuk e di nëse është bërë nga njerëz të brendshëm të shkollës, apo nga jashtë. Nuk ka lidhje me eksperimentet dhe me kaldajat siç është thënë më parë”,ka thënë nxënësja.

Në tjetër nxënës ka deklaruar se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, rreth një stërvitje apo eksperimenti që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”, tha nxënësi.


Shtuar 4.03.2020 11:32