“Edi jam”, Kryeministri ka një “porosi” për shqiptarët

Në një kohë kur frika ka përfshirë të gjithë vendin për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka një porosi për shqiptarët.

Ai i kërkon atyre të lajnë duart, të mos lëvizin nga shtëpia për qejf dhe të hapin dritaret.

Bëhet fjalë për një sms që kreu i qeverisë ua ka dërguar qytetarëve shqiptarë duke i dhënë disa porosi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, shkruan kryeministrit në sms-në e tij. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 14:08