“E mirëkuptoj Bashën që po qan”, Balla me deklaratë të fortë nga Kuvendi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi ka bërë paralajmërime të forta në lidhje me paketën Anti KCK.

Sipas tij kur forcat speciale dalin që sot në terren për gjithë ata që duhet për 48 orë të justifikojnë pasuritë e vëna, ndryshe i sekuestrohen.

“Këta maskarenj kanë 30 vjet që i nxijnë faqen këtij vendi dhe që kanë vënë pasuri pafund dhe që këto duhen verifikuar, pasuria e tyre është e domosdoshme të sekuestrohen dhe në përfundim të një hetimi të konfiskohen e këto para të shkojnë për forcimin e të ardhurave për investimet më të mëdha edhe për policinë por edhe në buxhetin e rindërtimit”- tha Balla.

Sipas tij, opozita e re në Kuvend nuk mundet të jetë kundër, pasi ka qenë pro implementimit të reformës së Drejtësi.

“Unë e mirëkuptoj Bashën që po qan sot e dje gjithë ditën, se qeveria e Ramës në betejë pa kompromis me krimin e organizuar ka miratuar një akt dhe Luli nuk e do, por ju jo, se ajo që ju ka ndarë me Lulin është qasja juaj për implementimin e plotë të reformës, unë për këtë ju jam mirënjohës dhe e them gjithmonë se dallimi juaj është qasja ndaj reformës, ka ndonjë që e gënjen Luli akoma, por ju ftoj që sapo akti normativ të ketë përmbyllur procedurën normale, ne ta ratifikojmë këtë akt normativ.

Kohëzgjatja është deri në 31.12,2020, e gjatë kësaj kohe ne duhet t’ja nxijmë jetën atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe me parate e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar apo kane vene pasuri që nuk i justifikojnë”- tha ai.


Shtuar 3.02.2020 13:01