Rama brenda PS, Vladimir Gjuta kapet me armë pranë selisë

Policia ka shoqëruar në mënyrë urgjente pak minuta më parë në komisariat Vladimir Gjutën.

Abcnews.al raporton se ai është kapur duke lëvizur pranë selisë së PS në Tiranë, ndërsa nuk ende të dhëna mbi shkakun e shoqërimit dhe nëse prania e tij aty përbënte rrezik për zyrtarët e lartë që ndodheshin në atë moment në zyrat e tyre.

Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.

Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur e ëekië.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë.


Shtuar 10.02.2020 09:09