Kërcet sherri me mjete të forta në Elbasan, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur pas një sherri me mjete të forta në lagjen 11 nëntori në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përleshur me njëri-tjetrin.

F.S 36 vjeç dhe K.P 44 vjeç kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve ku dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin dhe përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 24.05.2020 20:27