Basha flet pas takimit me ambasadoren amerikane

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pasur sot një drekë punë me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Pasi përfundimit të takimit, Basha nuk ka dhënë detaje për gazetarët e pranishëm, lidhur me temat e diskutuara me ambasadoren.

Ai u shpreh vetëm se:

“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë e përfaqësuesen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryedemokrati Basha.

Takimi erdhi disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe konfirmimit të pjesëmarrjes nga opozita. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 13:34