Drejtonte “Porche-n” me mijëra paund brenda, kapet mat “bosi” i Elbasanit

Policia e Elbasani ka sekuestruar 40 mijë paund dhe ka proceduar një të ri për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

35 vjeçari është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.


Shtuar 30.06.2020 13:44