Dita nis me kthjellime, si do të mbajë moti këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme duke sjellë dhe shira të pakët në zonat veripërnëdimore.

Ndersa pasditja lë me kthjellime pjesën më të madhe të territorit Shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Edhe ditën e premte Kosova mbetet në ndikimin e masavae ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët deri në pasdite kur vranësira kalimtare shfaqen në veri të saj.

Maqedonia e Veriut

VIJON edhe nesër ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë kthjellimet do jenë dominuese në pjesën më të madhe të MV.


Shtuar 2.10.2020 06:15