Deputetja shkon me maskë në Kuvend nga frika e koronavirusit, “plas” debati në sallë

Përdorimi i maskave kundër koronavirusit është bërë shkak debati në Kuvendin zviceran. Në fillimin e seancës së djeshme parlamentare, kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret ka ndaluar deputeten nga SVP Magdalena Martullo-Blocher të vendosë një maskë mbrojtëse në sallën e parlamentit.

“Ajo më tha se duhej ta hiqja maskën”, ka deklaruar Martullo-Blocher për Keystone-SDA. Deputetja e qortuar më pas është larguar nga salla. Martullo-Blocher tha se ajo ende nuk kishte vendosur nëse do të kthehej në sallë pa maskë apo do të qëndronte larg debatit.

Deputetja thotë se nuk dëshironte të infektonte askënd. Sipas saj, disa anëtarë të këshillit ishin në rrezik. Përveç kësaj, ekziston një rrezik i rritur i infeksionit në parlament, pasi aty ulen shumë njerëz së bashku për një kohë të gjatë dhe afër njëri-tjetrit. Ajo thotë se vendimi nuk ishte i drejtë. Kjo gjë gjithashtu ka të bëjë me lirinë personale, ka thënë deputetja.


Shtuar 3.03.2020 07:35