Deputetët kthehen nga plazhi, Kuvendi nis sot seancën plenare

Pas pushimeve verore, sot Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e VII të legjislaturës së IX në seancë plenare.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar thirrjen e sesionit të VII të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të mbahet këtë të hënë në orën 17:00.

Seanca plenare do të ketë në rend dite:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Njoftimi/Miratimi i draft-programit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020 (Neni 26/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Njoftimi/Miratimi i draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 shtator 2020 (Neni 27/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim).

Ashtu siç ka ndodhur prej muajsh që prej fillimit të epidemisë, Kuvendi do të duhet të mbajë seancën kundrejt rregullave strikte të distancimit, ku deputetët do të duhet të jenë të pajisur me maska e doreza.


Shtuar 7.09.2020 07:47