Britania në gjendje të rënduar, kalon 20 mijë viktima bilanci nga Covid-19

Duket se situata në Britani nuk duket shumë pozitive.

Që nga fillimi i situatës e deri sot, atje jane shënuar mbi 20 mijë viktima nga COVID-19 pasi në Angli u shënuan 711 në 24 orët e fundit.

Këtë të shtunë ka rënë dhe pritshmëria e qeverisë britanike që shpresonte ta mbante këtë numër nën 20 mijë viktima.

Por tashmë Britania i bashkohet Italisë, Spanjës dhe Francës si 4 vendet europiane më shumë të goditura nga COVID-19 dhe me më shumë viktima, tashmë të 4-ta mbi 20 mijë.


Shtuar 25.04.2020 13:53