Mbi 5 mijë viktima nga koronavirusi në Brazil, habit presidenti: Edhe çfarë?

Më shumë se 5000 qytetarë kanë humbur jetën në Brazil për shkak të pandemisë së koronavirusit. I pyetur nga gazetarët për bilancin e viktimave, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro habiti dhe skaktoi zemërim me përgjigjen e tij.

“Edhe çfarë?”, u përgjigj presidenti. “Më vjen keq. Çfarë do të bëj unë?”, tha Bolsonaro. Përgjigja e presidentit ka shkaktuar një zemërim të madh.

“Bolsonaro nuk është thjesht një politikan i tmerrshëm dhe një president i keq, ai është një qenie njerëzore e neveritshme,” tha politikani Marcelo Freixo.

“Emri im është Messias”, u tha Bolsonaro gazetarëve, duke iu referuar emrit të tij të dytë, “Por unë nuk mund të bëj mrekulli”, shtoi ai.

Djali i presidentit, Carlos Bolsonaro shkroi në Twitter se komentet e babait të tij po shtrembërohen nga gazetarët liberalë që kërkojnë të shkatërrojnë reputacionin e tij.


Shtuar 30.04.2020 13:57