Për herë të 4 pozitiv me koronavirus? Flet e fejuara e Dybala

“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.” Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit argjentinas, foli për çështjen Coronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dje pretendoi se lojtari ishte pozitiv pas provës së katërt.

“Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo,” – tha Oriana Sabatini në mikrofonat e transmetuesit argjentinas Canal 9. – “Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”.

Sa i përket gjendjes së saj, e dashura e “yllit” argjentinas shpjegoi:

“Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët”.


Shtuar 30.04.2020 13:57