Bilanc lufte në Itali, Conte merr vendimin drastik

Pandemia që po merr mijëra jetë njerzish në Itali ka shtyrë autoritetet të mbyllin të gjitha aktivitetet e prodhimit në të gjithë territorin kombëtar që nuk janë rreptësisht të domosdoshme për të garantuar mallra dhe shërbime thelbësore.

Kjo është masa më e fundit e paralajmëruar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, teksa u regjistruan 793 viktima në një ditë të vetme. Është “kriza më e vështirë që vendi po përjeton që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Kryeministri.

Kryeministri siguroi se “të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe ato për nevojat themelore do të vazhdojnë të jenë të hapura. Nuk ka asnjë arsye për të në radhë për të bërë blerje. Farmacitë, bankat, shërbimet e sigurimeve postare do të mbeten të hapura, ne do t’i sigurojmë të gjitha shërbime thelbësore publike siç është transporti”.

Por “jashtë veprimtarive thelbësore ne do të lejojmë vetëm punën dhe aktivitetet e prodhimit të rëndësishme për vendin. Ne zvogëlojmë motorin e prodhimit të Italisë, por ne nuk e ndalojmë atë”. Masat e reja do të fillojnë të hënën në 23 mars.

Është një “vendim i vështirë por i domosdoshëm. Shteti është gjithsesi atje. Të bashkuar ne do t’ia dalim”, theksoi Conte. Të dhënat e fundit flasin për një emergjencë që nuk pritet të ngadalësohet. Viktimat arritën kulmin me 793 (546 vetëm në Lombardi), duke e çuar totalin në 4,825. Ndërkohë, numri i të prekurve ka kaluar në 42.681 (4,821 më shumë sesa të premten).

Ky përshkallëzim ka bërë që qeveria të marrë masa të mëtejshme për mbyllje totale.

Në frontin shëndetësor, gati 8 mijë përgjigje kanë mbërritur në thirrjen për të krijuar një grup pune prej 300 mjekësh vullnetarë për t’u dërguar në zonat më të prekura. “Faleminderit të gjithëve, heronj me bluza të bardha”, tha Conte.

Një lajm i mirë edhe në frontin e maskave. 12 milion do të vijnë nga Kina javën e ardhshme. Ato do të jenë të parat nga 100 dhe 50 milion lote të përcaktuara nga qeveria për t’u blerë nga një kompani private kineze.

Ndërkohë, Agjensia e Doganave dhe Monopoleve ka pezulluar Lottot dhe Superenalottot. Vendimi ka të bëjë me të gjitha lotaritë dhe makinat e lojëra elektronike.


Shtuar 22.03.2020 09:23