Bie nga kati i katërt punëtori në Fier, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një punonjës në lagjen “11 Janari” në Fier është rrëzuar nga kati i katërt i një godine.

Abcnews.al shkruan se punonjësi ka rënë nga skela ndërsa punonte me lyerjen e fasadës.

Si pasojë e rënies punonjësi është lënduar dhe po dërgohet për kujdes shëndetësor në Tiranë.


Shtuar 16.06.2020 10:20