Ka disa kohë, që këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, kishte paralajmëruar publikimin e këngës së saj më të re. Kënga e cila është realizuar enkas për 100 vjetorin klubit të futbollit Tirana, është një bashkëpunim i këngëtares së njohur me Dj Sardin.
Ajo titullohet “Bardh’ e blu”, duke iu referuar kështu ngjyrave të fanellës së lojtarëve të Tiranës.
Vija melodike dhe vargjet e tekstit janë punuar nga vetë Ronela Hajati, ndërsa për incizimin janë kujdesur Tull Production dhe DJ Sardi.
Klipi i këngës është xhiruar në Stadiumin “Air Albania” me një atmosferë fantastike të futbollistëve të KF Tirana dhe klubit të tifozëve.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Bardh e blu”, kënga më e re nga Ronela Hajati dhe DJ Sardi.