“Atë natë ranë në grackë”, daja i Hekuran Billës thotë se vrasjen në Londër nuk e bëri ai

Daja i Hekuran Billës, Kujtim Lleshi, ka treguar një version tjetër të profilit të nipit të tij, të dwnuar nga shteti anglez për vrasjen e Prel Markut, një ngjarje ku u plagosën tre të tjerë.

Sipas tij, media ka spekuluar, pasi nipi i tij nuk ka pasur gisht në këtë ngjarje dhe se ka përfituar lirinë.

Lleshi pohon se Billa ka qenë shumë i njohur në Britani si mundës, duke shtuar se e kanë pasur simpati shumë njerëz. 40 vjeçari u ekzekutua me armë me silenciator te Komuna e Parisit, ku u raportua për një hakmarrje të hershme që daton nga viti 2006.

Daja i të ndjerit thotë se njihej në gjithë Britaninë për meritat që ka marrë falë talentit të tij, ndërsa falë qytetarisë shton ai mori edhe nështetësinë angleze.

Reagimi i plotë i Kujtim Lleshit:

Te vrane per se dyti nipi im i dashur. Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele, dhe humbe jeten por ne patem fatin e këq te degjojme nga mediat lajme te fëlliqura qe tu ngarkuan ty.

Kush ishte Hekuran Billa. Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer.Ishte 19 vjeq.Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes. U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje. Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave, Nipi im fitoi qytetarine Britanike. Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport.

Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar, ne nje lokal ku u krye nje vrasje. Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit….rezultati u vra njeri nga kundershtaret.

Nipi im u arrestua dhe u dënua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen… Si gjithmone qe ne e hame mori dënimin maksimal. Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu, te gjith ato akuza, kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje. Ku ishte prostitucioni? Po droga? Ku i moren keto informacione….

Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte….qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte…. Ishin sot intelektuale artiste qe e opercollen ne banesen e fundit… Ishte nje fatkeqesi qe i ndodhi, por u përlye me fjalet, kontigjënt krimi prëcedente penale, vrases etj. Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije…

Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi. Paqi faqen e zëze o gazetare te fëlliqur. Zoti te dhurofte parajsen nip… Faleminderit ju miq qe me ngushëlluat….


Shtuar 14.06.2020 16:51